Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit, Policia bashkiake e Durrësit kanë zhvilluar në zonën e shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje.

Gjatë këtij aksioni janë gjobitur personat që i zotëronin dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës.

Policia i bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të Bashkisë së Durrësit të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *