Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me vendimin për...

Butari, shqiptari i Selanikut

Nga Gerta Banushi
Gazetare në Vizion Plus
21 Maj 13:30

Nuk është e para herë që Kryetari i Bashkisë së Selanikut sulmohet. Që prej zgjedhjes se tij si kryetar i Bashkisë së Selanikut ka qenë shënjestër e sulmeve nga ekstremistë e majtë e të djathtë grekë. Por ajo që ndodhi ditën e shtunë i vuri kapakun me anë të dhunën fizike ndaj kryebashkiakut.

 

Janis Butaris u qëllua brutalisht nga aktivistë që merrnin pjesë në përkujtimoren e gjenocidit kundër pondëve, pakicës greke që u shpërngul me dhunë nga Azia ku u vranë afro 300 mijë njerëz.

 

Sulmi ndaj Butaris nuk ishte gjë tjetër veçse një goditje e paralajmëruar për të disatën herë nga ekstremistët, të cilët nuk i kursyen shkelmat e sendet e forta kryetarit të Bashkisë së dytë më të rëndësishme në Greqi.

 

Por kush është Janis Butaris? Vizion Plus sjell profil të 75-vjeçarit.

 

Ai drejton Bashkinë e Selanikut prej vitit 2011. Është biznesmen, pasardhës i themeluesve të kantinës së verës me famë botërore“Butari”.Nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e tij voskopojare. Babai i tij Stelios Butaris ishte vllah nga Voskopoja, ndërsa e ëma ishte nga Krusheva në Maqedoni. Vet Kryetari i Bashkisë së Selanikut në një intervistë në vitin 2010 për gazetën greke “Ethnos” ka deklaruar se: “Origjina ime është nga Krusheva dhe nga Voskopoja. Si të thuash … ndjehem pak grek i diasporës. Nëse dëshironi, patriotizmi ose helenizmi është përtej kufijve”.

 

Ajo që nuk u pëlqen ekstremistëve, janë mendimet e Butarit për të kaluarën historike të Greqisë. Që në fillimet e tij si kryetar bashkie, ka ngjallur mjaft reagime me deklaratat për ngritjen e një memoriali për turqit si dhe një për hebrenjtë. 75-vjeçari ka deklaruar se ndërtimi i këtyre monumenteve do të tërheqë turistët hebrenjtë dhe turq në Selanik.

 

Në vitin 2014 Janis Butaris ishte përsëri fitues i zgjedhjeve. Rezultati ishte befasues për një kandidat që garonte si i pavarur. Në raundin e dytë ai la pas kandidatin Stavros Kalafatis.

 

Ka pasur mjaft polemika dhe përplasje me fenë në Greqi, konkretisht me Mitropolitin e Selanikut Anthimos. Pak kohë para zgjedhjeve në tetor të vitit 2010 gjatë një kremtimi në Kishën e Shën Dhimitrit, Butari kishte deklaruar: “Unë nuk jam kundër kishës, por Anthimos më kujton muxhahedinët”, ndërsa kleriku vetë e quajti një tradhtar bullgar. Megjithë ndërmjetësimin e politikaneve të tjerë ai nuk i kërkoi kurrë falje klerikut.

 

Butari, ky njeri mendjehapur, i cili ftoi në Selanik kryeministrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev për të festuar Vitin e Ri 2018, është një personalitet i rrallë, një politikan i pavarur në mandatin e tij të dytë, i cili është përballur me betejën më të madhe gjatë këtyre viteve, betejën e historisë me fantazmat e saj.

 

75-vjeçari nuk i trembet askujt, për të shprehur mendimin e tij të lirë e për t’i thënë gjërat ashtu siç janë. Çështjet e nxehta të kohëve të fundit midis Greqisë e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në lidhje me emrin, kanë nxitur valën e reagimeve të ekstremistëve pre e të cilëve ra edhe vetë Butari.

 

Sulmi i kësaj të shtune ndaj Kryebashkiakut të Selanikut do duhej të hapte në Greqi diskutime të mëdha, se sa i fortë e i rrezikshëm është nacionalizmi grek për çështje të ashtuquajtura kombëtare dhe se si Greqia duhet të ripozicionoje veten në rajon lidhur me identitetit e saj.

 

Mbase do të duhet ende kohë që autoret e sulmit të arrijnë të shohin historinë dhe të vërtetën në sy. Të pranojnë se një ditë në Ballkan kufiri do të jetë thjesht nocion gjeografik e jo pengesë. Deri atëherë Janis Butaris, shqiptari i Selanikut për të cilin mosha është si vera që familja e tij prodhon, duhet të luftojë shumë.

Posted Under:
Opinion Rajoni
Tagged:
Selanik

Nga e njëjta kategori

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që u arratis nga burgu, si u mashtruan efektivët

më shumë...

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pritë “Burgjeve”, zhduket 41-vjeçari shqiptar

më shumë...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë largimin e drejtorit pasi pushoi nga puna mësuesin e Historisë

më shumë...

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

6:16

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa...

6:11

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi:...

6:07

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në...

5:41

Si ta nisni ditën pa stres

5:25

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.