Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka mbështetur sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump, për bombardimet në Siri si përgjigje për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assad-it.

 

Në një postim në rrjetin social Twitter Bushati është shprehur: “Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkoi dje në mbrëmjë vonë kombeve të civilizuara t’i jepnin fund gjakderdhjes në Siri, pasi kishte urdhëruar fillimisht sulme ajrore kunder një baze ajrore të forcave qeveritare siriane.

 

Në këtë sulm u përdorën më shumë se 50 raketa tip ‘’Tomahawk’’, që u lëshuan nga dy anije amerikane në Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *