Teksa 2020-ën po e lëmë pas, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është shpresëplotë që viti 2021 do të jetë ndryshe.

 

Ai deklaroi gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus” se gjatë vitit të ardhshëm do të kemi një ringritje ekonomike.

 

Ai theksin e vuri veçanërisht tek investimet dhe rindërtimi.

 

“Shqipëria ka kaluar vitin e saj më të vështirë, edhe ekonomikisht,ehe nga pikëpmaja sociale. E nisëm vitin me një tërmet shkatërrues. E nisëm gjithashtu me një botë të bllokuar nga pikëpamja tregtare. Kemi menaxhuar krizën më të madhe të historisë së Shqipërisë dhe mendoj që me kokën lart mund të themi që vitit 2021 do të jetë viti i ringritjes. Ky ishte viti i rezistencës, ndërsa në 2021 do të kemi një nivel rekord investimesh. Do të kemi një ringritje ekonomike që mund të shkojë deri në nivelet 6.5-7% në raport me GDP. Ky ishte viti më i vështirë. Ne kemi marrë një besim në vete që mund të menaxhojmë këtë krizë dhe t’ja dalim mbanë. Kemi sektorin e industrisë së ndërtimit që vazhdon dhe zhvillohet dhe do të ketë edhe më tepër rritje. Investimet janë 1 miliardë euro, që do të jenë në infrastrukturë. Është një shifër rekord. Pikën më të ulët të krizës e kemi kaluar, qeveria e menaxhoi me shumë dinjitet, nuk mendoj se mund të ketë test tjetër.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *