E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bujar Çela u vra nga persona të maskuar, punonte si taksist

Zbardhen detaje të tjera për krimin që tronditi Elbasanin këtë mëngjes. 50-vjeçari Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u vra me armë zjarri nga persona të maskuar.

 

Reklamë

Mësohet se ata janë larguar nga vendi i ngjarjes vetëm pasi janë siguruar se ai ka vdekur.

 

Reklamë

Gjithaçka ndodhi në momentin kur Bujar Çela zbriti nga makina për t’u futur në një lokal pranë shtëpisë në Bradashesh. 50-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe dyshohet të jetë ezkektuar për hakmarrje.

 

Kjo pasi vëllai i tij është një emër i shumëkërkuar nga autoritetet.

 

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të biznesve aty pranë për të identifikuar dhe kapur autorët.

 

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli të shumta, ndërsa në ndihmë të bluve të Elbasanit janë edhe FNSH e RENEA.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë