Subscribe

120 DJ te njohur në Europë e Amerikë kanë rrugëtuar këtë javë në jug të Shqipërisë. Sepse nga mesdita e deri në agim shumica e lokaleve, bareve apo edhe plazhet në mbrëmje, kthehen në sheshe të festivalit, që organizatorët e quajnë Kala.

 

Kemi drejtuar festivale ne të gjithë botën, po më të bukurit janë ata që shkrijnë muzikën me natyrën. Dhe këtu është vërtet shumë bukur. 10 vjet më parë isha i vogël kur erdha në Shqipëri me prindërit, por kisha parë vetëm Tiranën. Megjithatë kish mbresat se ky vend ishte shume mikpritës. Vitin e kaluar u riktheve me miqtë e mi. zura një dhomë këtu në Dhërmi dhe ku dal në ballkon, nuk i besoja syve për mrekullinë që shtrihej përpara meje. Atë ditë thashë: Këtu duhet ta bëjmë festivalin e muzikës vitin tjetër. Dhe erdhëm. Nëse i pyesni ata që kanë ardhur këtu do t’ju thonë se sa e pëlqejnë Shqipërinë.

 

Kala Festival ka nisur më 20 maj. Organizatorët thonë se me shumë gjasë do të rikthehen sërish në bregdetin shqiptar.

 

Përgjatë bregdetit dhe në baret e mbushura me turistë që ndiqnin muzikën, Dhërmiu dukej më i zhurmshëm se kurrë. E megjithatë shumë mikpritës.

 

I pranishëm në këtë festival ishte edhe ministri Klosi, që theksoi se dot ë dëshironte që në jug të vendit të kishte edhe më shumë festivale të këtij lloji.

 

Kala festival ishte kryesisht arena e muzikës house e dance nga thuajse 100 DJ të njohur dhe 20 artistë, që performonin live, në Dhërmi, pak reage apo jazz të alternuar me ritmet house.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *