Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kane zhvilluar nje bisede telefonike, në një kohë kur është shtuar presioni për të përfunduar negociatat tregtare përpara fundit të periudhës së tranzicionit në 31 dhjetor.

 

Ndërsa përshëndeti përparimin e bërë, Ursula von der Leyen u shpreh se një marrëveshje nuk do të ishte “e realizueshme” nëse çështjet kyçe nuk mund të gjejne zgjidhje.

 

“URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN

Në një telefonatë mbi negociatat e vazhdueshme midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ne mirëpritëm faktin se është arritur progres në shumë fusha. Sidoqoftë, ndryshime të konsiderueshme mbeten në tre çështje kritike: terren të barabartë, qeverisje dhe peshkim. Të dy palët nënvizuan se asnjë marrëveshje nuk është e realizueshme nëse këto çështje nuk zgjidhen.”

 

Shefi për negociatat i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar David Frost takohet këtë të dielë me homologun e tij të BE Michel Barnier në Bruksel në përpjekje për të kapërcyer ndryshimet e rëndësishme të të dy palëve.

 

Negociatat për një marrëveshje Brexit kanë vazhduar për gati një vit, që kur mbretëria e bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në janar 2020.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *