Brie Larson zbulon për herë të parë se ka përjetuar një periudhë të vështirë ne vitin 2015, atëherë kur karriera e saj preku kulmin e suksesit me dramën “Room”. Aktorja shprehet se e pati tejet të vështirë por një grup mikesh të vërteta e shpëtuan.

 

 

Ylli 27-vjeçar, vijon: “Ndihesha vetëm dhe keq hera herës isha e turpëruar kur vazhdoja të flisja për veten. Një ditë Emma Stone më shkroi një email shumë të bukur, nisi nga asgjëja sepse nuk njiheshim. Më pas Jennifer Lawrence, më dërgoi nje mesazh pasi pa “Room” dhe filluam të bisedonim. Këtyre iu bashkua edhe Amy Schumer dhe Lena Dunham dhe mund të them se ky grup miqsh më ka shpëtuar jetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *