Një breshkë e tipit “kareta-kareta”, ka dalë në breg të detit në Vlorë, ndërsa bëhet fjalë për një  specie, me gjatësi rreth 80 cm dhe gjërësi 50 cm, me peshë mbi 50 kg.

 

Breshka fatkeqësisht ka ngordhur , si pasojë e faktit se ka mbetur në ceketinë, ndërsa është një specie që gjendet në afërsi të gjirit të Vlorës, por jo në brendësi të tij edhe për shkak se ujrat e detit në brendësi të gjirit të Vlorës janë më të ngrohta.

 

Dyshohet që breshka të jetë kapur  ndoshta edhe nga rrjetat e peshkatarëve,të ketë dalë nga dallgët,ose të jetë goditur, duke përfunduar në breg të detit.

 

Sipas specialistit të agjensisë së zonave të mbrojtura ,Lavdosh  Shkurtaj, është rasti i dytë i evidentuar në ujrat e detit në Vlorë, ku gjendet një breshkë e tipit kareta-kareta,ndersa specie te tilla te rralla jane edhe me te shpeshta . Problematike mbetet fakti se specie te tilla ne mjaft raste gjenden te ngordhura,ndersa nje fakt i tille lidhete dhe me ndotjen e ujit te detit

 

Breshka e gjendur ne breg të detit Adriatik në zonen e Plazhit të Vjetër,  është marra nga specialiste te zonave te mbrojtura,ndersa behet fjale per gjetjen e nje tjeter specie qe rralle i sheh ne ujra te ceketa, por kryesisht gjendn ne thellesi, si ne rastin e breshkes kareta-kareta.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *