Brazili vijon të bëjë ligjin në kualifikueset e Botërorit, në zonën e Amerikës Jugore,  teksa regjistroi fitoren e katërt radhazi.

 

Edhe pse me mungesë të rëndësishme si ajo e Nejmar, SELECAO arriti të mposhtë një kundërshtar të vështirë si Uruguai. Sfida u mbyll që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë. Si fillim Artur e më pas Riçarlison bënë që fitorja të dukej e lehtë për verdhejeshilët  që menaxhuan më së miri rezultatin në fraksionin e dytë.

 

Nga ana tjetër Uruguai, edhe pse vuante mungesën e Luis Suarez si pasojë e Covid-19, arriti të rrezikonte jo pak herë duke goditur traversën, por fati nuk ishte më ta.

 

Edhe Argjentina bëri detyrën duke marre 3 pikët e radhës  për skuadrën në Kualifikueset e Katar 2022. Kombëtarja e Albiceleste triumfoi me shifra 2-0 ndaj një kundërshtari modest si Peru.  Argjentinasit zhbllokuan sfidën me Gonzales dhe Lautaro Martinez që në pjesën e parë duke ia thjeshtësuar gjërat në vazhdimësinë e takimit. Pas këtij triumfi, Argjentina mbetet në vendin e dytë në grup me 10 pikëve, 2 më pak se Brazili i vendit të parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *