Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari deklaroi ne Vizion Plus se para muajit maj duhet të ketë zgjedhje të parakohshme ndryshe, opozita do ti rikthehet protestave të fuqishme.

Në studion e emisionit “7 pa pesë”, Braimllari shtoi se nëse reforma zgjedhore mbaron punë brenda afatit, 15 mars dhe nëse mazhoranca nuk e zvarrit procesin, atëherë pas kësaj date shkohet ne zgjedhje të përgjithshme.

 

“I gjithë ky presion pozitiv që po bëhet sa I takon edhe reformes zgjedhore është që këto vendime që do të prodhojë ky process të implementohen para vendimit për celjen e negociatave me Shqiperinë në samitin e Zagrebit në maj. Duhet të ketë zgjedhje brenda majit në mënyrë që Shqipëria të marrë një dritë jeshile në proceset integruese. Nëse nuk ka zgjedhje te parakohshme, Edi Rama humbet shansin historic që ka me shqiptarët, jo me ne si opozitë, pasi Shqipëria do të merrte një goditje të rëndë të aspiratave europiane. Ndryshe ne do të përgjigjemi me të gjitha mjetet e nevojshme, dhe një nga mjetet është protesta”.

 

Braimllari tha se tryeza e reformës zgjedhore tregoi që Parlamenti është ilegjitim.

 

 

Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve janë 2 çështje që do të diskutohen, por a do të implementohen në zgjedhjet e radhës?Këto janë çështje në diskutim. Grupet e punës, Këshilli që është më teknik do t’i diskutojë këto çështje dhe do të marrë një vendim. Ajo që është më e rëndësishme është që ne kemi të bëjmë me një tryezë dakordësie që tregoi qartazi që Parlamenti është ilegjitim, pra këtë e tregoi qartë. Pra Parlamenti ka vetëm 82 mandate dhe të tjerët janë mandate ilegjitim të ardhur kontrabandë në Parlament duke shkelur ligjin e të tjera me radhë. Dhe kjo tryezë tregoi qartazi që Parlamenti është ilegjitim, pra erdhi tek ajo filozofi që opozita ka pasur prej kohësh, por ajo që është më e rëndësishmja është që çdo çështje kalon me dakordsinë e të gjitha palëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *