E diel, 25 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Braçe: Gruri është në pikën kritike! Fermerët jetojnë edhe me ankthin e tmerrshëm të çmimit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe vë theksin te rëndësia e skemës së karburantit për bujqësinë, si domosdoshmeri për fermerët, pasi gruri ka arritur në pikën kritike.

 

Reklamë

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Braçe shkruan se fermerët kanë ankthin e çmimit, dhe nuk dinë me çfarë çmimi të shesin grurin.

 

“GRURI NE PIKEN KRITIKE; Fazene e kallirit! Kerkon UJE-me çdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira; DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN! Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani. Atehere; i duhet nafta per vaditje me pompa, I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit. Aaaa ka edhe me; Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me çmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia! 31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë