Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo ka treguar pse pranoi të bëhet pjesë e skuadrës së PS në këto zgjedhje.
Ajo argumentoi se zgjodhi të ishte me PS-në, pasi sipas saj, është një forcë politike që i mban premtimet që ka dhënë.
“Të hyja në politikë s’më kishte shkuar mendja. Duke pasur në konsideratë me mendimin e të gjithë njerëzve, që kërkonin që në Shqipëri të kishte njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend, zgjodha të isha me Partinë Socialiste sepse PS, mban premtimet që jep dhe në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira pandeminë dhe Covid-19. PS ka bërë reforma të pakrahasueshme gjatë kësaj periudhe. Duhet t’i japim mbështetjen dhe në madatin e tretë që të mos lërë punën përgjysmë. Vetëm qeveria jonë ka ditur ta menaxhojë më së mirë pandeminë dhe tërmetin. Jam shumë me besim që ne si skuadër që partia Socialiste të fitojë edhe këtë mandat te tretë”, ka thënë Bozo.
Për Bozon, qeveria arriti t’i menaxhonte shumë mirë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandeminë.