E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Botohen në shqip poezitë e nobelistit Eugenio Montale

 

Fituesi për letërsinë në 1975-ën, vjen përmes vëllimit poetik “Rastet”, përkthyer nga Mimoza Hysa.

 

Mimoza është njohëse e mirë e poezisë së Montales, që nga koha kur studionte në Italinë e nobelistit dhe jetonte mes bibliotekave për të studiuar veprën e tij. Edhe pse e ka zgjedhur si autorin që do ta diplomonte në Itali, ajo sërish thotë se përkthimi i tij ka qenë i vështirë.

Reklamë

 

Përkthimi i tij ka vonuar më parë për një sërë arsyesh, mes të cilave është edhe mungesa e leximit të një poezie të tillë në shqip, ndaj edhe përkthyesja ka zgjedhur një tekst shpjegues për secilën nga poezitë.

 

Një mënyrë e tillë e të botuarit, nuk ka mbërritur më herët në shqip. Mondale njihej pak e më së shumti nga Atologjia e poezisë italiane dhe vargje që janë përkthyer pak në revistat letrare pas viteve 2000.

 

Më shumë video

Reklamë