Një sërë titujsh te rinj vijnë për lexuesit nga botimet “Living”. Edhe kësaj radhe lista e prurjeve te reja nis qe nga librat për fëmijë, deri tek lexuesit e rritur ku nuk mungojnë bestseller dhe emrat e autoreve bashkëkohore. Për redaktoren Pranvera Palushi qëllimi është qe çdo titull i ri ti përgjigjet shijeve te lexuesit.

 

Pranvera Palushi: Jemi përpjekur qe te zgjedhim tituj te rinj te përzgjedhur me shume kujdes, por ndër me te rinjtë qe kane dale do përmendja “Gruaja sekrete”, “Shpikja e flatrave”, “Një martese e pazakontë”, por duke mos lënë mënjane as lexuesit tanë me te vegjël për te cilët kemi sjelle kolanën e librave “Masha dhe ariu” me aventura nga me te ndryshme, një nga këta libra është dhe “Udhëtoni me lojërat” i konceptuar ne mënyrë te tille me shume lojëra formuese brenda për te argëtuar fëmijët. Jemi përpjekur te kapim nga pak dhe te plotësojmë dëshirat e tyre, kemi libra autobiografike por edhe romanca, dmth ne secilin tituj për te përmbushur sadopak kërkesat e lexuesve.

 

Për lexuesit se fundmi ka ardhur ne shqip dhe romani i nobelistit Kazuo Ishiguro dhe “Përçmimi” i shkrimtarit Alberto Moravias.

 

Aida Baro: Por shtimi i botimeve te reja nga autore te rëndësishëm nuk është shoqëruar me rritjen e numrit te lexuesve. Petrit Ymeri ngre shqetësimin se vitet e fundit numri i lexuesve është ulur. Sfida me e madhe e lexuesve, mbetet qe te kuptojnë shijet e lexuesve.

 

Petrit Ymeri: Lexuesi gjate vitit ka rene, shitjet kane rene për arsye te shumta sociale ekonomike, por botuesi duhet te dije kërkesat e lexuesve por te krijoje edhe një 1 raport besimi tek to. Ne përpiqmi ta ndajmë librin e ri ne gjithë tremujoret, është një mënyrë e botuesve qe t’i bëjnë befasirat e tyre lexuesve. Ndërkohë ne po sjellim për botuesit romanin e fundit te Zafoit qe pritej prej kaq kohesh, “Labirintet shpirtërore”, “Vajzën e perlave”.

 

Botuesit pranojnë faktin se përkthimet e autoreve te mëdhenj jo gjithmonë janë ne lartësinë e duhur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *