Teksa flet për bojkotin e kontrollorëve të aviacionit civil në “Zgjedhje 2021”, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, vë në dukje kufizimin e të drejtës së grevës.

Duke cituar nenin 51 të Kushtetutës, demokrati thekson se kjo qeveria ka anuluar të drejtën e grevës.

Situatën e krijuar në Rinas, Bylykbashi e quan një shashkë elektorale të Ramës krijuar nga keqmenaxhimi.

“Greva të këtij lloji ka në Itali, në shtetin fqinj. Por, ata i kanë dhënë të drejtën grevës. I gjithë sistemi menaxhohet keq. Përpiqet ta kthejë në një shashkë elektorale. Thonë e ka fajin Berisha. Vetëm shtet normal nuk është. Ky shtet nuk shantazhohet. Në këtë qeveri, shteti i së drejtës nuk respektohet. Nëse këta nuk kanë të drejtë të bëjnë grevë, duhet të shohim ku është problemi.  Neni 51 e Kushtetutës: “E drejta e grevës është e garantuar. Kufizme me ligj për kategoritë”. Kemi të bëjmë me anulim të të drejtës së grevës. Nuk mund të thuash ke të drejtë të bësh grevë vetëm një orë. Praktikisht, është anuluar e drejta.”

Nga ana tjetër, aktivisti Gjergj Bojaxhi i bëri një sugjerim Bylykbashit.

Bojaxhi: PD duhet të dalë zyrtarisht dhe të shtojë një premtim: nëse ne vijmë në pushtet, ligji për të bërë grevë, do të ndryshojë.

Bylykbashi: Po ! Kur të vijmë ne në pushte, ky ligj do të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *