Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, teksa shkruan se më 15 shtator ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri.

Ai sqaroi se vendimin nuk e bërë publike më herët për shkak të tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës.

“Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë. Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet. Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *