Subscribe

Këtë fundjavë jeta artistike në kryeqytet nuk ofron thuajse asnjë alternativë të re. I vetmi që hap dyert për publikun është Teatri Eksperimental. Për skenat e tjera, është planifikuar që premierat të nisin pas javës së dytë të janarit.

 

Është koha për komedi. Kështu preferon ta nisë 2018-en Kiço Londo. Me aktorë të rinj e plot energji, regjisori ka formuar një trupë artistike që bën bashkë aktorët e Durrësit dhe Lezhës.

 

Komedia përcjell aventurat e beqarit francez Bernard, që ka joshur tre stjuardesa, e që secila prej tyre beson se është e fejuara e tij. Ngjarjet do të kulmojnë në një apartament ku mblidhen të gjithë për të mësuar më shumë të vërteta.

 

Alesia Xhemalaj, e vetmja nga kasti i aktorëve që ka bashkëpunuar edhe më herët me regjisorin Londo, është një prej stjuardesave.

 

Kjo vepër e Marc Camolettit, përkthyer nga Nasi Lera, ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental nga nesër, për të vijuar deri më 21 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *