Subscribe

3 dite pasi Partia Socialiste njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar amendimet ne statutin e Partisë Socialiste, Ben Blushi ka përgatitur nje draft me propozime per ndryshimin e këtij dokumenti. Anëtari i kryesisë se Partisë Socialiste kërkon nje profil ndryshe te partisë, duke propozuar futjen e primareve, përfshirjen e sindikatave, kufizimin ne 2 mandate për kryetarin e partisë, transparencën e financimeve. Blushi ka kritikuar edhe draftin e ndryshimeve statutore te paraqitura 3 dite me pare nga grupi i punës. Blushi ka theksuar se këmbëngul ne zbatimin e statutit per votimin “nje anëtar, nje vote” te kryetarit te partisë, duke sqaruar se do te jete pjese e mbledhjes se komisionit te garancive statutore ditën e premte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *