E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Bllokojmë çdo ligj që do 84 vota”, Bardhi” S’ka normalitet në Kuvend pa u plotësuar kërkesat tona

Kryetari  i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të tentojë të bllokojë votimin e çdo ligji që kërkon 84 vota në parlament duke vazhduar protestën e saj në mbledhjet e komisioneve dhe seancës plenare. Në raport me amnistinë penale, i cili është një prej ligjeve që kërkon 84 vota e rrjedhimisht edhe konsensusin qoftë edhe të një pjese të opozitës, Bardhi theksoi se nuk do të ketë normalitet apo bashkim votash me PS derisa të plotësohen kërkesa e saj në raport me reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

“Absolutisht në parim ne e mbështesim amnistisë penale, ka qenë traditë që mazhoranca dhe opozita kanë votuar amnistinë, por para se të shkojmë në këtë faze duhet që parlamenti ti kthehet shinave kushtetues.”

Reklamë

Bardhi akuzoi ashpër kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla për ngjarjen e ndodhur një dite më parë në seancë, kur deputetët e PD edhe pse nuk ishin të përjashtuar nuk u lejuan nga forcat e Gardës së Republikës të merrnin pjesë në mbledhjen e parlamentit.

“Grupi parlamentar i PD do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit e cila pengoi deputetët të hynin në parlament”

Reklamë

Kreu i grupit ka theksuar se opozita do të shkojë edhe njëherë në Gjykatën Kushtetuese për të goditur ligjin për Komisionet Hetimore.

Prej 5 tetorit opozita tenton të bllokojë çdo mbledhje të parlamentit duke mos u bërë pjesë as e diskutimeve dhe as në procesin e votimit për asnjë ligj apo vendim.

Edhe pse mes demokratëve nuk janë të pakët deputetët që kërkojnë që të gjendet një mënyrë që opozita të përfshihet në diskutimin e ligjeve; deri më tani vendimi i grupit parlamentar është që protesta në parlament të vijojë./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë