E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bllokimi i fondeve të IPARD, Bardhi akuza të rënda: Paratë i mori babai i Suel Çelës dhe të afërmit e Frida Krifcës

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë seancës së sotme plenare akuzoi qeverinë se ka përgjegjësi direkte për bllokimin e fondeve nga BE-ja dhe për vjedhjen e fondeve IPARD që ishin destinuar për fermerët shqiptarë.

Ai hedh akuza të rënda kur thotë se paratë i ka marrë babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate kriminale dhe të afërmit e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Reklamë

Bardhi kërkon nga mazhoranca që të dalë dhe të shpjegojë pse institucionet e BE-së kanë ndërprerë pagesat.

Gazment Bardhi: Dilni dhe shpjegoni pse nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondet, miliona euro që shkojnë për fermerër shqiptarë. Jemi i vetmi vend në Evropë dhe rajon që na janë bllokuar fondet, sepse kjo qeveri ka vendosur të vjedhë jo vetëm paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe atyre evropianë. Nuk donim të bënim politikë me këtë çështje. Ne do të vërtetojmë se si babai i Suel Çelës mori paratë e fermerëve shqiptarë. Nuk i mori fermeri i Elbasanit, i mori babai i Suel Çelës, një njeri i shpallur në kërkim si kreu i një organizate, nga më të fuqishmet, kriminale në Shqipëri. Ju nuk doni që ne të flasim për këtë çështje.

Drejtoresha juaj e AZHBR, që më pas Rama e uli në karigen e ministres së Bujqësisë shpërndante paratë e IPARD për familjarët e vet. I merrte vëllai, motra, burri, kushërinjtë e Frida Krifcës. Këtu kam një listë të gjatë, por nuk më dalin 10 minuta. Kryetarët tuaj të bashkive, familjarë të deputetëtve të PS kanë marrë fodnet e IPARD, pra fermerë kanë marrë fondet tuaja. Opozita kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm…që paratë e IPARD III të mos vidhen./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë