Subscribe

Ndërsa autoriteti rrugor dhe IKMT po bllokon të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, përfaqësues të bizneseve që preken nga kanë dalë në protestë.

 

Ata e cilësuan aksionin të paligjshëm, pasi sipas tyre po e çon biznesin drejt falimentimit.

 

 

ALBAN ISTERI-  KRYETAR I DHTI

 

Të ndërpritet ky aksion i paligjshëm sepse bëhet fjale për biznese që kanë më shume se 20 vite që ushtrojne aktivitetin. Bëhet fjale për taksapagues të rregullt, pra me leje ndërtimi, me akses rrugor me te gjitha parametrat. E kuptojme kete pjesen e rrezikut te hyrje-daljeve ne autostrade, por nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes. Palet te ulen e të diskutojnë për një zgjidhje permanente.

 

Sipas tyre, zgjidhje mbetet ndërtimi i një rruge dytësore.

 

BIZNESET

 

Ne jemi me leje nga bashkitë përkatese. Paligjishmeria qëndron se ARRSH pretendon se i ka ajo pronat. Une kam investuar 2 milionë e 600 mije euro. Mund të ngelen të papunë nëse bllokohet rruga mbi 26 punonjës.

 

Protestës iu bashkuan dhe banorë të zonës së Sukthit, të cilët ngritën po ashtu të njëjtin shqetësim.

 

BANORET E SUKTHIT

 

1–Jemi 26 familje, na kane bllokuar me të katërta anët me kanale. Kemi ardhur në 1994 dhe tapite e tokave i kemi bërë në vitin 2000. Kërkojme rrugëzgjidhje. Nuk kemi ku dalim, jemi të bllokuar.

 

2–Do dalim me gra dhe femijë në autostradë.

 

3—Ose të bejne rrugë të dytë ose te na lënë mundësi ku të kalojmë. Kemi nje vit qe s’po gjejme zgjidhje. Nuk na pret njeri.

 

Në këtë aks rrugor janë afro 300 subjekte që kanë hapësira kalimi të konsideruara të rrezikshme dhe që shpesh kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.

 

Ndërkohë ARRSH prej ditësh në bashkëpunim IKMT edhe me policinë e shtetit po bën të mundur bllokimin e çdo hyrje – daljeje në rrugët e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *