Video · Ekonomi
Biznesi i vogël shpëton nga TVSH
Nga sot mbaruan dilemat e biznesit se cili do të përfshihet në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Ministria e Financave e vendosi: Çdo biznes me xhiro vjetore mbi 2 milion lekë do të jetë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Lajmin e bëri publik vetë ministri i financave Arben Ahmetaj, sipas të cilit 9 mijë biznese do të futen në skemë.
Reklamë
Në një takim me biznese të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ministri njoftoi se këtë të martë ka përfunduar edhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm.
Lënia jashtë skeme e biznesit me xhiro deri në 2 mln lekë do të thotë që nuk do të preken kryesisht ata tregtar që janë kufijtë e një fitimi minimal.
Nga kjo skemë shpëtojnë rreth 60 mijë biznese të vogla.
Më shumë video
Reklamë




