Pas qytetarëve, edhe bizneset kërkojnë rikthimin e sporteleve fizike për të ofruar shërbime paralelisht me platformat online.

 

Në një anketë të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve, bizneset shprehin mbështetje për dixhitalizimin e shërbimeve, por sipas tyre, është e nevojshme edhe rihapja e pikave fizike sepse hasin në vështirësi në përdorimin e platformave online.

 

Një pjesë e përfaqësuesve të biznesit ankohen se ka vonesa në marrjen e shërbimit ka vështirësi në ndërveprimin me institucionet, ndërsa shprehen të shqetësuar edhe për sigurinë e të dhënave.

 

ERVIN METE

MINISTER I FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Ftoj përfaqësuesit e biznesit dhe dhomat e tregitsë të japin rekomandimet e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike të digjitalizuara, me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznes, reduktimin e problematikave të sipërmarrjes dhe rritjen e konkurrencës në rajon e më gjerë.”

 

Gjatë mbledhjes, ministri Mete ftoi bizneset edhe që të paraqesin rekomandimet e tyre për paketën fiskale për vitin e ardhshëm, e cila është në fazë hartimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *