Subscribe

Te enjten parlamenti do te votoje ndryshimet ne ligjin per lojërat e fatit qe ne 1 janarin e 2019 do te sjelle mbylljen e plote te tyre

 

 “Atëherë mbyllen kazinotë elektronike, të gjitha që sot I keni ne çdo ambient të qytetit, ishte në ligj që në datën 31 dhjetor nuk do të ushtrojnë aktivitet përveçse në hotelet me 5 yje, por brand ndërkombëtar. Mbyllen bastet që janë fizikisht nëpër pika bastesh e të tjera me radhë, të gjitha pa përjashtim. Janë të paligjshme që nga data 1 janar e tutje. Kjo veprimtari e basteve nuk do të lejohet kurrkund, as në hotele me 5 yje as në hotele me 7 yje po të doni. Do të mbyllen lojërat elektronike në distancë, ato që janë kazino që luhen të tilla, por edhe bastet online.”

 

Vitin e ardhshëm do te funksionojnë vetëm kazinoja e Tiranës e cila ka per shkak te kontratës do te qendroje edhe dy vite, lotaria kombëtare dhe bingoja televizive. Por Brace ka theksuar se pertej këtyre 3 kontratave nuk do te kete monopol te oligarkëve, duke u kthyer përgjigje te gjitha akuzave qe jane artikuluar javet e fundit

 

“Nuk ka monopol të oligarkëve, nuk ka monopol të oligarkëve dhe bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi shtetërore në aktivitetin e lojërave të fatit.”

 

24 ore para seancës jane depozituar dy amendamente, nje nga deputeti Bushati i cili përcakton se hotelet me 5 yje ku do te vendosen kazinotë do te jene brand nderkombetar. Amendamenti tjeter eshte propozuar nga Erjon Brace, amendament qe sanksionon rritjen e barrës tatimore për kazinotë ne hotelet me 5 yje.

 

“Dua ta theksoj 30% dhe është e sheshtë në propozimin tim dhe është jashtë natyrës sime po e përsëris sepse po të shikosh modelet  fiskale të këtyre vendeve që  përmenda janë të natyrës progresive, ka normë tatimore që shkon deri në 80%.”

 

Brace ka nje përgjigje edhe per te gjithë skeptiket se masat drastike do te zbatohen realisht.

 

 “Unë nuk vë bast ndonjëherë qoftë për pasionet e mia qoftë për detyrat e mia, por nëqoftëse ka një bast të thjeshtë për nesër e në vijim është basti që këto lojëra fati do të mbyllen.”           

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *