Përveç Suedisë dhe Portugalisë, të gjithë qytetarët e BE-së mund të hyjnë në Republikën Çeke pa kufizime.

Edhe pse OBSH paralajmëroi se pandemia e koronavirusit ende nuk ka përfunduar, qytetarët çekë duket se nuk duan t’ia dinë aspak për Covid-19. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale shihen të ulur në një banket 500 metra të gjatë, teksa ndajnë me njëri-tjetrin ushqime dhe pije. Përmes këtij organizimi, ata i japin në mënyrë simbolike “lamtumirën” koronavirusit.

Ondrej Kobza, një nga organizatorët e kësaj feste dhe njëkohësisht pronari i kafesë, i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit që të takohen me njëri-tjetrin, për të treguar se ata se nuk kanë frikë ta marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre”.

Me 12 mijë të infektuar dhe 350 viktima për 10 milionë banorë, Çekia ka arritur ta frenojë përhapjen e Covid-19, por vendi regjistron ende raste të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *