Subscribe

Tonin Uldedaj është mandatuar nga Bindja Demokratike si koordinator i qarkut të Shkodres dhe të Lezhës për zgjedhjet e 25 prillit.

Vendimi, raporton Vizion Plus, u mor pas mbledhjes se  bordit drejtues të kësaj partie me në krye Astrit Patozin.

Përmes një videoje falenderuese në prani të Patozit, vete Uldedaj premton se besimin e dhënë do ta përkthejë në mandat.

Uldedaj shton më tej në fjalën e tij se është i bindur që do të ketë besimin e votuesve pasi në 15 vite ka kontribuar në këto dy qarqe bastion të demokracisë dhe te se djathtes.

 

Dua të falënderoj kryetarin e partisë Bindja Demokratike, zotin Patozi, për mundësinë dhe besimin njëkohësisht, që të përfaqësojmë një parti të djathtë në dy qarqe kryesore të vendit. Në fakt, janë dy qarqe që njihen si bastione të demokracisë në Shqipëri, Shkodra dhe Lezha.Unë i them kryetarit që këtë besim do ta përkthejmë në mandat, edhe për këtë jam mëse i sigurt. Këtë e bazoj te pjesa që kemi më tepër se 15 vite që kontribuojmë dhe i njohim mirë ato zona, sepse ne kemi investuar atje. Mendimi im është që në demokraci njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, pra demokratëve dhe të djathtëve në këto zona ne do t’u japim një mundësi tjetër për të zgjedhur dhe kjo besoj se është demokracia e vërtetë.

 

Figura e Uldedajt është e njohur në këto dy qarqe si figurë politike e së djathtës pasi ka mbajtur postin e nënkryetarit të PD për 6 vite, sekretar për 4 vite dhe 12 vite si anëtar kryesie te PD në Lezhë.

Përpos angazhimit politik, Uldedaj ka ushtruar edhe detyrën e nënkryetarit të këshillit bashkiak të Lezhës, si dhe ka qenë për 8 vjet me radhë kryetar bordit të ujësjellës kanalizimeve në atë qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *