Subscribe

Në krahasim me të enjten, ku u regjistruan 29 të infektuar të rinj, këtë të premte numri pësoi një rënie të dukshme.

Epidemiologia Eugena Tomini përditësoi të dhënat dhe tha se në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona, nga të cilët vetëm 15 dolën pozitivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19. Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.”

Kujtojmë që një ditë më parë në Tiranë kishte 20 raste, 13 prej të cilave në burgun “313”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *