ITALI– Një punëtor 53-vjeçar, shtetas shqiptar, humbi jetën pasi u rrëzua rreth orës 07:00 të së hënës nga çatia e një magazine në Bareggio, në perëndim të Milanos.

Mësohet se ai është rrëzuar nga një lartësi prej 7 metrash. Trupi i pajetë u gjet në oborr.

Sipas Corriere, burri u rrëzua për shkak të një parapeti të dëmtuar. Ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet per të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *