Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali në raport me ditën e premte.

Këtë të shtunë raportohen 482 të vdekur ndërsa një ditë më parë kishim pasur 575 persona.

Në total tashmë numri I viktimave ka shkuar në 23 mijë e 227.

Ndërkohe trend është i njejte me një ditë më parë tek të prekurit e rinj.

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 3491 persona të rinj pozitiv, ose vetëm 2% më shumë në raport me ditën e premte. Duhet theksuar fakti se këtë të shtunë janë bërë plot 61 mijë teste.

Por lajmet e mira vijnë sërish nga shtreterit e liruar në spitale.

Janë 779 shtreter më shumë në pavione të lirë në raport me ditën e premte dhe 79 vende të lira në raport me një ditë më parë tek terapite intensive.

Shumë i mirë lajmi për të shëruarit e rinj, 2200 vetëm këtë të shtunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *