Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas betimit të anëtarit të tetë të Gjykatës Kushtetuese.

 

Përmes një mesazhi në Twitter, Ambasada ka mirëpritur betimin, ndërsa thekson se reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.

 

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, që përfaqëson ecurinë e pandërprerë të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve 🇦🇱. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Kujtojmë se sot u betua gjyqtari Sandër Beci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *