Subscribe

Koronavirusi vijon te marre jete njerzish ne Europe. Britania e Madhe regjistroi 847 viktima brenda 24 orëve, duke e rritur totalin në mbi 14.600, ndërsa  numrim I viktimave i kaloi 108 mijë.

Sipas Departamentit të Shëndetit Publik, vetëm të premten u zbuluan mbi 5 mije  të infektuar, shifër shqetësuese kjo pasi do te thote se të paktën 1 në 3 persona të testuar në vend janë prekur. Edhe Franca regjistoi një një tjetër bilanc tragjik, 761 viktima.

Në Spanjë 565 raste të reja vdekjesh u regjistruan 24 orët e fundit. Autritetet kanë paralajmëruar se do të nisin hetimet në azilet e të moshuarve pasi dyshohet se të infektuarit janë lënë në mëshirën e fatit duke mos i dërguar ata në spitale. Aktualisht Spanja ka mbi 20 mijë viktima dhe 190 mijë të infektuar.


Ndërkohë në Gjermani agjencia e kontrollit të sëmundjeve ka raportuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi e kaloi shifrën 4.000, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në pothuajse 140 mijë.

Ne Gjermani po rritet alarmi për përhapjen e koronavirusit në stafin mjekësor, pasi këtë javë është shënuar një rritje prej 6 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Edhe Belgjika po raporton çdo ditë shifra të larta të viktimave. 313 persona humbën jetën 24 orët e fundit. Ndërkohë në Suedi, ku qeveria ka mbrojtur strategjinë e saj në luftën kundër shpërthimit të COVID-19 eshte regjistruar një rritje e madhe e numrit të viktimave.

Ne dallim nga disa nga fqinjët Danimarka dhe Norvegjia – Suedia mbajti  hapur shkollat fillore dhe të mesme, si dhe shumicën e bizneseve, përfshirë kafenetë dhe restorantet.


Në mesin e një krize të tillë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, janë zotuar të rrisin përpjekjet e tyre për të rimekembur  ekonominë globale nga pandemia, duke shqyrtuar kërkesat për kredi urgjente nga 189 vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *