Opozita është e vendosur të bëjë nul 30 qershorin dhe për këtë ka nisur betejën në Gjykatën kushtetuese.

 

Një ditë më parë kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi dorëzoi ankimimin në emër të shoqatës së bashkive për të shpallur të pavlefshme votimet per drejtuesit e njesive vendore.

 

Në fjalën e saj nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizon Plus kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi, se ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur në pozicionet e tyre në të drejtën që ju siguron ligji dhe kushtetuta.

 

“Kjo do të thotë se e gjithë qasja jonë edhe përkundrejt maskaradës së 30 qershorit dhe represionit jo vetëm ndat të zgjedhurve, pasi unë kam pasur disa procedura pavarsisht se nuk dihet se për çfarë. Policia dhe institucionet janë përdorur historia ka qenë e dhimbshme dhe vazhdon të jetë e dhimbshme për të gjithë por pavarsisht unë mendoj se duhet të gjejmë mundësinë me këto istitucione që janë shumë të brishta, edhe me faktin se ka një presion politik por edhe kriminal edhe me faktin që këto institucione nuk janë funksionale.”

 

Dje depozituat ankimimin për shpalljen antikushtetuese të votimeve të 30 qershorit, besoni se gjykata do të marrë një vendim  të tillë ?

 

Ajo që ne bëmë dje ishte diçka e pritshme, ndoshta dhe e kërkuar jo vetëm nga ajo që raporti ndërkombëtar nënvizoi por njëkohësisht duhet si e vetmja mënyrë po flasim në aspektin ligjor dhe institucional të zgjidhjes së një ngërçi, interpretimi, në të cilën ndodhet  sistemi dhe në këtë rast sistemi i drejtësisë ka detyrën kryesore që të ndajë problematikën që ka implikuar jo vetëm çështjen e 30 qershorit por ka mesa duket po përkeqëson edhe krizën në Shqipëri. Duke qenë kështu ne jemi konsultuar gjatë kemi pasur gjykimin tonë padiskutim, ne anëtarët e shoqatës së bashkive të Shqipërisë e kemi deklaruar disa herë ne jemi me përgjegjësi kryetarë bashkie që kemi detyrën duhet të zbatojmë ligjin. Edhe dekreti për çdekretimin ka qenë detyrë dhe përgjegjësi për tu zbatuar nga të gjithë. Fakti se pati votime dhe kurrsesi zgjedhje dhe vazhdojmë që edhe sot ka pasur edhe disa vendime gjykatash të çmendura në kuptimin e vlerësimit juridik, ku une dhe ne nuk kemi parë të ndodhë më përpara në Shqipëri. Fakti që ne po hyjmë në një kauz edhe kur bëhet fjalë edhe për sistemit e drejtësisë dhe mënyrën se si funksionon e paralajmëruar nga forcat politike dhe në kuadër të një kërkesë që ndërkombëtarët kanë mbështetur. Madje dhe të një kërkese tonë në emër të drejtësisë kushtetutës dhe të drejtës që kemi i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

 

Por gjykata kushtetuese nuk është ende funksionale kur mund të shprehet ajo për kërkesën tuaj ?  

Gjykata Kushtetuese është një institucion dhe pavarësisht se nuk është në funksion, ajo që ne presim është që të bëhet sa më shpejt funksionale. Ne të gjithë jemi në një moment të vështirë, ajo pritet që të bëhet funksionale në momentin që do të kryhen procedurat. Kuptohet në momentin që do të nisin procedurat doi të jetë funksionale, kuptohet precioni politik dhe jopolitik ekziston. Prandaj thirrja ime dhe jo vetëm e të gjithë shoqërisë civile, edhe e popullit edhe e njerëzit, kurrsesi kryeministri dhe mazhoranca do të duhet të ndalojë me atë represionin e vet për të uzurpuar gjithçka dhe kudo. Gjykata kushtetuese është dhe rrisku më i fundit, dhe për tu bërë funksionale do ti duhet të përballet edhe me politikën.

 

Lideri i opozitës eshte shprehur se kryebashkiaket e djathte nuk do ti lirojne zyrat, kjo do te thote se mund te kete edhe përplasje fizike ?

Ne kur flasim për qëndrim dhe për rezistencë e kemi fjalën për qëndrim dhe rezistencë të bazuar në ligj dhe në kushtetutë dhe do ti përdorim deri në fund institucionet. Kjo do të thotë se e gjithë qasja jonë edhe përkundrejt maskaradës së 30 qershorit dhe represionit jo vetëm ndaj të zgjedhurve, pasi unë kam pasur disa procedura pavarsisht se nuk dihet se për çfarë. Policia dhe institucionet janë përdorur historia ka qenë e dhimbshme dhe vazhdon të jetë e dhimbshme për të gjithë por pavarsisht unë mendoj se duhet të gjejmë mundësinë me këto istitucione që janë shumë të brishta, edhe me faktin se ka një presion politik por edhe kriminal edhe me faktin që këto institucione nuk janë funksionale. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk është kryer vetingu në gjykatat e shkallës së parë, pra njerëzit përballen me presionin politik. Unë besoj se ka njerëz që mund të vendosin të drejtën në këtë vend, unë kam besuar gjithmonë te një sistem që mund të vendosë të drejtën në vend. Duke qenë që jam një person që kam besim dhe duhet të besoj besoj se do të gjendet një zgjidhje. Gjithashtu dhe nga ndërkombëtarët, unë kam pasur takim me ambasadorin italian dhe në sajë të një apeli që shoqata e bashkive bërë është që të mbrohen të parimet e demokracisë. Ato na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë dhe në qeverisjen lokale, ajo që na është këshilluar dhe sugjeruar është të ndjekim rrugën institucionale.

 

Ndaj jush ka nje hetime lidhur me ngjarjet ne KZAZ-ne e Shkodres, mos keni rrezikuar shume ?

Unë atë çfarë kam bërë dhe e bëj e bëj në mënyrë ligjore, kurrsesi përfshirë të gjithë bashkinë Shkodër dhe kryetarët e tjerë  asnjëri nga ne nuk vepron në mënyrë të jashtëligjshme. Ai që ka dhunuar dhe dhunon në këtë rast atë çfarë është e e drejtë ligjore e pushtetit vendor, të autonomia se nuk është rasti ti rëndisim të gjitha aktet normative është kryeministri së pari dhe pastaj të gjithë istitucionet që kanë përdorur shantazh. Për mua është një tragji-komedi kur kujtoj atë që minsitri Lleshaj dhe Denar Biba thoshte që është një shantazh politik. Nuk duhet të vihet në diskutim njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për këtë vend duhet ta çojnë atë deri në fund. Unë padiskutim barra që kam që nuk është vetëm ligjore, pork am përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve të Shkodrës, kam një përgjegjësi dhe mandate për ti udhëhequr ato ndaj asaj që është e drejtë.

 

Ish sekretari i pergjithshëm i Paprtisë Demokratike dhe anëtari i këshillit Kombëtar Arben Ristani deklaroi në emisionin Real Story te Sokol Ballës se opozita dështoi me aksionin e saj dhe se Edi Rama mundet vetëm në zgjedhje, si i shihni ju këto qëndrime ?

 

Unë në fakt nuk e kam dëgjuar, por kam parë disa komente në media. Ristani është një ndër figurat kryesore të PD-së, është anëtar i këshillit kombëtar, është koleg me të cilin ne komunikojmë dh e bashkëpunojmë shumë mirë. Ajo që dua të them është se ajo që kemi arritur ne është se Rama me gjithë klikën e tij dukej si diçka që nuk përfutyrohej ndryshe se sa një njeri që bën dhe arrin të bëjë gjithçka. Dikush vinte në dyshim edhe të vërteta që ndoshta me marrëzinë e tij ai përpiqej që ta transmetonte si të tillëqë ishte një budallallik, jashtë legjitimitetit jashtë ligjit dhe njerëzit nuk arrinin ta perceptojnë si diçka. Ndërkohë tashmë Rama është zhveshur nga gjithçka dhe nuk ke nga ta kapësh, imoraliteti që përfaqëson tashmë në sytë e njerëzve është i padiskutueshëm, po të ecësh në rrugët e qytetit tashmë dëgjojmë thirrjet e qytetarëve që ne të vijojmë një betejë që është e vështirë. Unë këtu bashkohem me Ristanin që është e vështirë por nuk bashkohem me Ristanin kur bëhet fjalë që që ne kemi dështuar, ne nuk kemi dështuar kurrsesi. Unë mendoj se ato që janë drejtuesit kryesore të opozitës dhe jo vetëm dhe qytetarët e thjeshtë që kanë integritet vazhdojnë të kenë qendrim dhe mund tja dalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *