Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shprehet thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

 

Berluskoni, i cili prej vitesh gëzonte një miqësi të ngushtë me liderin rus, tha se Putin nuk mund të ikë nga përgjegjësia për masakrat që janë bërë në Ukrainë.

 

Ai i bëri thirrje që të t’i jepet fund konfliktit ushtarak me Ukrainën sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

“Unë e kam njohur atë rreth 20 vjet më parë dhe ai gjithmonë më dukej si një demokrat dhe një njeri i paqes”, tha miliarderi 85-vjeçar, duke iu drejtuar një kongresi të partisë së tij konservatore Forza Italia në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *