Subscribe

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari shprehet se vendimi i shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA është një çështje që i përket vetëm atij, dhe se çdo kudërshtar a mbështetës i tij duhet të distancohet.

 

I ftuar këtë të enjte në “Vizion Plus”, Hajdari komentoi edhe deklaratat e bëra nga Berisha në një konferencë për shtyp pak më herët, ku njofoi edhe padinë që kishte ngritur ndaj Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

 

“Unë mendoj që kjo histori është e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Të tjerët nuk duhet ta trajtojnë këtë çështje emocionalisht, përveç Berishës. Këtu e kam fjalën për kundërshtarët e tij politikë dhe mbështetësit. Kjo çështje është e organeve të reja të hetimit në Shqipëri. Më bënë përshtypje dy fjalë nga gjithë deklarata e Berishës: padia për shpifje në një Gjykatë në Francë dhe se ishte i sigurt që do të dënohej.”

 

Më tej, Hajdari nuk hezitoi të bënte ironi me veprimin e Berishës: “Mirë që shkoi deri këtu, sepse larg qoftë, për shkak edhe të moshës që ka, mund të thoshte edhe që do t’i shpallte edhe luftë SHBA.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *