E shtunë, 24 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me brohorima nga mbështetësit

Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha doli nga shtëpia dhe shkoli në selinë e PD-së, ku u prit me brohoritje nga qindra mbështetës demokratë.

Reklamë

Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” mbështetësit kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione kreun e PD.

Berisha, pasi takoi mbështetësit e tij foli për gazetarët. Ditën e sotme e cilësoi si ditën kur fitoi e vërteta.

Reklamë

Berisha: U krye edhe kjo punë! Sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta!

Vendimi për lirimin e Berishës u dha sot nga gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi dhe hyn menjëherë në fuqi. Davidhi është e njëjta gjyqtare që ka në duar edhe një tjetër vendimmarrje ndaj krytarit të PD-së, atë të dërgimit apo jo në gjyq të dosjes “Partizani”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë