Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për...

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit...

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron...

25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën...

Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4...

Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri...

Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov...

“Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet...

Trump thotë se do të dërgojë Witkoff në Moskë...

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron Lulzim Bashën për “21 janarin”

26 Nëntor 14:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si rrallëherë është pozicionuar pro SPAK-ut dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi në përputhje me ligjin masën e sigurisë të vendosur ndaj numrit 2 të qeverisë, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë të marrë në shqyrtim ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

“Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. Ata që përpiqen, vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan edhe ndaj teje, të njëjtin urdhër si ndaj Lubisë.  Ç’kompetencë ka marrë? Kompetenca jote qenka për të mbrojtur hajdutët. Kompetenca jote qenka për të shfrytëzuar postin për të vjedhur paratë e qytetarëve, siç ke vjedhur”, tha Berisha.

Por mbështetja e Berishës për SPAK-un mbyllet këtu, pasi lideri i opozitës kërkon që hetimi i tunelit të Llogarasë apo Unazës së Madhe të Tiranës të përfshijë Kryeministrin Edi Rama dhe të ngrihen akuza për grup të strukturuar kriminal.

“Ajo që është e pafalshme, është e papranueshme është se nuk janë kualifikuar si grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim. Kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre. Nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe”, th Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha komentoi edhe hetimin e SPAK-ut për 21 Janarin, përfshirë edhe kërkesën e Ilir Metës për të pyetur për këtë çështje nga prokurorët. Ndryshe nga Meta, Sali Berisha mbrojti Lulzim Bashën dhe rolin e tij si Ministër i Brendshëm në 21 Janarin e vitit 2011.

“Një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta. Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto”, tha kreu i PD.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, nëpërmjet avokatit i kërkoi SPAK-ut të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues. Në korrikun e vitit të kaluar, Meta ka deklaruar se përgjegjësi për këtë ngjarje mban Lulzim Basha, i cili nuk mori masa si Ministër i Brendshëm, edhe pse ishte paralajmëruar për protestën.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku Berisha rama

Nga e njëjta kategori

“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

më shumë...

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për ish-ministrin

më shumë...

Çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut

më shumë...

Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, bllokohet segmenti rrugor që të çon drejt kësaj zone

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “E le Roelin jetim, nuk prite të të thërriste babiR...
  • E trishtë! Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe...
  • E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.