E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për ish-ministrin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia.

Ish ministri kishte apeluar vendimin e gjyqtarit Erjon Bani.  Ai kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest në burg me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025”, thuhet në njoftimin e GJKKO./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë