Komisioni i Rithemelimit të PD, i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen.

 

Përmes një njoftimi, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se ata do të futen në këto zgjedhje nën logon e PD-së, ndërsa bën me dije të gjitha hapat që duhen ndërmarrë për të qenë një nga kandidatët e mundshëm, duke lënë si afat përfundimtar orën 00:00 të 24 janarit.

 

Deklarata e plotë:

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë. Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:
Me vetëpropozim; Propozim nga anëtarësia; Propozim nga organet qendrore të PDSH. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror. Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit. Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *