Ish kryeministri Sali Berisha, do të mbajë ditën e shtunë një takim në qytetin e Vlorës.

Thirrjen e Berishës e ka shëprndarë dhe kryetari i PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, duke kërkuar nga demokratët t’i bashkohen “Foltores” së Berishës.

“Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë dhe në Fier. Ish-kryeministri synon bindjen e anëtarësisë dhe mbledhjen e votave për të ndryshuar Statutin dhe mbledhur Kryesinë e PD, për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *