Analisti dhe ish deputeti I parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka akuzoi Sali Berishën për qëndrime të dyfishta në raport me procesin ndaj ish liderve të UCk dhe sidomos ndaj figures së Thacit.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ai tha mes të tjerash se ka qënë vetë Berisha që ka akuzuar Thacin për vrasjen e rivaleve politik në Kosovë, ndërsa tani del dhe e mbron.

 

Sali Berisha nëpër studio televizive në Shqipëri ka akuzuar presidentin Thaci se ka kryer vrasje në Kosovë, ka bërë vrasje të oponentëve të tij politikë dhe fill pas shkuarjes së Thacit në Hagë del edhe mbron Thacin. Është identike e nderuar Pranvera sikur kjo fushata që është marrë tani në Kosovë, “Liria ka emër”. Plot njerëz definilojë përmes kësaj fushate, janë njerëz të cilët kanë anti-UÇK, anti-luftë, anti këtyre njerëzve të cilët kanë shkuar sot në burgun e Hagës.

 

Zeka shtoi se Berisha dhe Rama po e përdorin këtë process në Hagë për të mbledhur sa më shumë vota.

 

Edhe Berisha, edhe Edi Rama po e përdorin shumë cështjen earrestimit të liderve politikë të Kosovës, edhe Edi Ramës nuk i takon të flasë, sa për sy e faqe, sa për vota. Edi Rama, po të donte me i ardh në ndihmë Kosovës, do të bënte një financim, për të bërë një hulumtim dhe një film dokumentar rreth ekzistimit apo mos ekzistimit të shtëpisë së verdhë. Nuk kemi nevojë ne për poezi, për përralla e mbështetje folklorike, qoftë nga Tirana, qoftë nga Prishtina. Ata njerëz që janë në Hagë dhe ata që do të shkojnë pas tyre, kanë nevojë për mbështetje juridike, asgjë tjetër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *