Këtë të enjte në Real Story është komentuar kriza politgike në të cilën gjendet vendi ynëkohët e fundit sidomos pas vendimit të presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja është shprehur se ajo çfarë ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Shkodër do të thotë se nuk kemi element që kemi të bëjmë me nje përplasje apo konflikt civil.

 

“Nëse do të nisemi nga ngjarjet e pasdites në Shkodër unë nuk shikoj se kemi lëndë për konflikt civi. Pasi nëse do  të kishim lëndë të tilla, unë mendoj se ishte një antimiting. Përderisa nuk fillojnë përplasje mes militantëve dhe pasi ikin drejtuesit atëherë nuk kemi konflikt civil. Dhe nëse nuk ndodhi në shkodër që situata ishte e nxehtë ditët e fundit, dhe këtë të enjte ne shikojmë se qyteti përpiqet ti kthehet normalitetit. Unë besoj se do të kete sepse edhe në vatrat e tjera ku ka pasur përpjekje të tejskajshme të opozitës që po përpiqet të tejskojë jetën demokratike të vendit edhe me mbështetjen e presidentit. Nuk mund të përjashtohen  incidente pasoi opozita duket qartë që do të përpiqet të pengojë siç janë incidentet e fundit. por qeveria ka për detyrë që të siguruar zgjedhje të lira. “

 

Ndërkohë analisti Alfred Lela në fjalën e tij në Real Story ka theksuar se vendi ndodhet në një situtatë anormale politike, dhe në momentin që kryeministri shmang rrugët kryesore për të mbërritur në një zonë të caktuar elektorale do të thotë se zgjedhjet e 30 qershorit janë kuti boshe.

 

“Pavarësisht konfliktit civil e kanë apo jo inskenimin politik. Ajo që ndodhi sot nmuk mund të thuehet se është provë e teatrit që mund të ndodhëme 30 sepse nuk janë njëlloj. Jemi në një situatë kur një shkëndijë ndez një shkëndijë tjetër, por duhet të ruhemi që një shkëndijë të ndezë një zjarr. E gjitha është e dalë nga korniza, që kryeministri i vendit dhe kreu i mazhorancës të shkojë me forca speciale do të thotë se ne jemi në tension, të vijë në një formë shtetrrethimi, nuk futet dot në Kukës futet apo jo në Tropojë do të thojë se ka rënë kontrolli politik. Për mua nëse një kryeministër nuk e shkel territorin e tij elektoral do të thotë se situata nuk është në kontroill. Kutia e 30 qershorit është boshe.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *