Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se disa vende po shqyrtojnë lëvizjen e ambasadave të tyre në Jeruzalem, pas vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur qytetin si kryeqytetin e Izraelit. Duke folur për CNN një ditë pasi Asambleja e Kombeve të Bashkuara votoi kundër masës së Trump, Netanjahu tha se vendimi i SHBA.-së për të lëvizur ambasadën në Jeruzalem mund të pasohet edhe nga shumë vende të tjera.

 

“Ne po zhvillojmë bisedime me disa shtete që po e konsiderojnë  shumë seriozisht lëvizjen e ambasadave të tyre në Jeruzalem. Jeruzalemi ka qenë kryeqytet i Izraelit që prej 3 mijë vjetësh që nga koha e mbretit David. Jemi të lumtur që SHBA e pranuan këtë fakt historik dhe kemi besimin se ky veprim I presidentit amerikan Trump do t’u hapë rrugën edhe shumë shteteve të tjera që ta pranojnë dhe të lëvizin gjithashtu ambasadat e tyre në Jeruzalem.”

 

Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit duke thyer konsensusin ndërkombëtar se statusi përfundimtar i qytetit të shenjtë duhet të vendoset si pjesë e procesit të paqes. Vendimi për të shpallur Jerusalemin kryeqytet u kritikua gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Udhëheqësit e Organizatës 57-anëtarësh të Bashkëpunimit Islamik e kanë njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez.

 

Udhëheqësit palestinezë gjithashtu dënuan qëndrimin e SHBA, duke deklaruar se nuk do ta mirëpresin nënpresidentin amerikan Mike Pence gjatë vizitës së tij në Izrael dhe në territoret palestineze.

 

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, nga Parisi në një takim me Presidentin francez Emmanuel Macron, tha se “Shtetet e Bashkuara kanë skualifikuar veten nga të qenit një ndërmjetës në procesin paqësor izraelito-palestinez.

 

“Shtetet e Bashkuara kanë provuar të jenë një ndërmjetës i pandershëm në procesin e paqes dhe ne nuk do të pranojmë ndonjë plan paqeje nga Shtetet e Bashkuara”, tha Abbas. Ndërsa presidenti francez Emanuel Macron tha se Franca beson se nuk ka alternativë për një zgjidhje mes dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *