Rusia është kritikuar ashpër nga te gjitha fuqitë e tjera botërore ne mbledhjen e Këshillit te Sigurimit ne Nju Jork, ne lidhje me vrasjen e civileve me arme kimike ne Siri. Pretendimet e Moskës se civilet janë helmuar nga armët e rebeleve pas bombardimeve ne depot e tyre janë kritikuar ashpër dhe jane hedhur poshtë. 20 fëmije dhe 52 te rritur humben jetën, si pasoje e sulmeve ne provincën e Idlibit, ndërsa ne Bruksel konferenca e donatoreve per Siri premtoi ndihma me vlere 6 miliardë dollarë per ketë vit. Ambasadori britanik ne OKB u shpreh ne mbledhjen e Këshillit te Sigurimit se Asadi turpëroi Rusinë me veprimet e tij, duke mos e vrare mendjen per marrëveshjen e paqes te ndërmjetësuar nga Moska, duke pyetur me pas përfaqësuesin rus. Cili është plani juaj? Ju vetëm refuzoni. Por përfaqësuesi rus akuzoi rebelet se kane fabrikuar prova, ndërsa kundërshtoi britaniket, duke thëne se ne vend qe te fiksoheni per te rrezuar presidentin Al Asad duhet te punoni per paqen. Ambasadorja amerikane Niki Halei deklaroi se sulmonte me arme kimike do te vazhdojnë nëse OKB nuk bën asgjë. Per here te pare edhe Kina i ka dënuar sulmet me arme kimike, duke kërkuar qe te hidhet drite as me pare per masakrën. Megjithatë, vetoja ruse ka bllokuar përpjekjet e perëndimoreve per miratimin e nje rezolute.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *