Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka sqaruar qytetarët lidhur me sistemin ETIAS (Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet), ku shqiptarët do të duhet të aplikojnë për të udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen.

Në njoftim, shpjegohet se ETIAS është një sistem i automatizuar IT dhe pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

“Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike. Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *