Subscribe

Edhe drafti  i rishikuar i qeverisë për amnistinë fiskale dhe atë penale nuk e ka bindur Bashkimin Europian të japë konsensusin për këtë nisëm.

 

Në përgjigje të interesit të Vizion Plus, zyra e delegacionit të Bashkimit Europian thotë se i ka ndarës shqetësimet për draftin e rishikuar me autoritet shqiptare dhe se këto shqetësime mbeten të njëjta si ne nisëm e prezantuar gjatë vitit 2020. Dy janë problemet që evidenton BE ndaj draftit:

 

Siç jemi shprehur edhe më parë në vitin 2020, Shqipëria duhet të sigurojë që aktivitetet, që i nënshtrohen luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar të mos përfitojnë nga nismat legjislative në fushën fiskale. Një legjislacion i tillë duhet të shmangë gjithashtu ofrimin e avantazheve të padrejta për ata që i kanë mbajtur pasuritë e tyre jashtë sistemit ligjor – shprehet zyra e BE në Tiranë

 

Zyra e delegacionit të BE vijon më tej kur I kujton qeverisë se Shqipëria mbetet e klasifikuar në listën gri të strukturës së Moneyval, çka konsiderohet me risk të lartë të pastrimit të parave. Ndaj autoritet duhet të fokusohen te zbatimi i rekomandimeve të kësaj strukture.

 

Në këtë kuadër, BE-ja rikujton gjithashtu nevojën e zbatimit të rekomandimeve të MONEYVAL dhe Planit të Veprimit FATF, Task Forcës për Veprimin Financiar duke pasur parasysh se Shqipëria mbetet në listën e FATF-së të juridiksioneve nën monitorim të shtuar.

 

Bashkimi Europian, por edhe FMN kanë kundërshtuar nismën për amnistinë fiskale. Për shkak të kundërshtimit tyre, qeveria nuk arriti në 2020 të miratonte në parlament projektligjin, ndaj mbetet e vështirë që edhe drafti i rishikuar të gjejë konsensusin  e organizmave të huaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *