Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian pas 16 oresh bisedimesh  nuk arritën të pajtohen për një plan ekonomik të ndihmës për vendet e goditura nga pandemia e koronavirusit.

 

Sipas Presidentit te Eurogrupit Mario Ventano, synohet qe vendet te finalizojne nje marreveshje për masat fiskale, që do të luftonin ndikimin e pandemisë në ekonomi. Behet fjale per nje shumë prej gjysmë trilioni euro.

 

Mosmarrevëshja kryesore është nëse kjo shumë duhet emëruar si borxh i përbashkët apo “korona-bono”. Disa vende me borxhe të larta, sidomos Italia dhe Spanja, kërkojnë solidaritet nga Evropa dhe ndarje të barrës përmes borxhit të përbashkët. Por, vendet e pasura, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Finlanda, refuzojnë.

 

Nderkohe Presidenti i Këshillit Evropian të Kërkimeve, Mauro Ferrari,  ka kritikuar BE-në për refuzimin e propozimit të tij për të krijuar një program shkencor për luftimin e COVID-19.

 

Gjithashtu behet me dije se eshte shtyre për shkak të pandemisë edhe Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili pritej te zhvillohej ne 7 maj në Zagreb.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *