Pavarësia e institucioneve të drejtësisë duhet të respektohet, kështu u shpreh nga Elbasani, ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani i pyetur për bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.
Ai shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
Lexo edhe :
Related Posts
“Duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, që do të thotë do të duhet edhe kontributi i tyre, por mbi të gjitha do të duhet të konsolidohet reforma e drejtësisë e vitit 2016. Kjo na ka bërë ne që të ofrojmë ekspertizën tonë, në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit, me mirëqeverisjen , por dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi”, tha ai.
Një koment ambasadori i BE Silvio Gonzato e pati edhe për protestën e opozitës në 7 tetor.
“Më lejoni të them se ne jemi në procesin e hapjes të grup kapitullit të parë për negociatat për integrimin në BE, që ndoshta është edhe grup kapitulli më i rëndësishëm dhe për këtë arsye është grup kapitulli i parë që hapet , por edhe i fundit që mbyllet. Që do të thotë se është shumë e rëndësishme në këtë kontekst që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet. Në kuvend si mazhoranca dhe opozita luajnë rolin e tyre përkatës”, tha ai.
Ndërsa për djegien e karrigeve, nga opozita në Kuvend, Gonzato tha se kjo nuk është mënyrë për të denoncuar mungesën e demokracisë.
Këto deklarata zyrtari i BE i bëri nga Elbasani teksa vizitoi me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha një biznes social , ambienti i të cilit i është sekuestruar një eksponenti të krimit të organizuar në Elbasan rreth tre vite më parë. /vizionplus.tv







