Bayern Mynihut pësoi humbjen e dytë në Bundesligë në 12 javë të luajtura.

 

Ekipi i Nagelsman i surprizoi të gjithë mbrëmjen e të premtes pasi u mund 2-1 nga Augsburg, skuadër modeste dhe me objektiva tërësisht të kundërt nga kampionët në fuqi.

 

Gjithcka u vendos në pjesën e parë, kur bavarazet u ndëshkuan dy herë nga gabime trashanike.

 

Fillimisht Pedersen dhe më pas Han tronditën jo pak Nagelsman, që bëri çmos të reagonte. Më i miri i skuadrës bavareze, Robert Levandovski ngushtoi shifrat në minutën e 38-të, duke hapur sërish llogaritë e takimit.

 

Një rekord ky për yllin polak pasi ka shënuar 22 gola në 18 ndeshje të luajtura ndaj Augsburg.

 

Por në pjesën e dytë pavarësisht mundësive dhe rasteve të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

 

Kampionët e Gjermanisë ruajnë vendin e parë në klasifikim me 28 pikë, por ngushtojnë dhe më shumë diferencat me Dortmundin e vendit të dytë apo Freiburgun e vendit të katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *