Subscribe

Në prag të miratimit të ndryshimeve ligjore qe do të mbyllin lojërat e fatit, shoqata e basteve sportive i kërkon qeverisë bashkëpunim.

 

Operatorët e licencuar të kësaj industrie bëjnë me dije se do të minimizojnë në maksimum reklamat pranë veprimtarive të tyre, do të respektojnë distancat 100 metra largësi nga institucionet arsimore, ndërsa premtojnë se deri në 2019 do të reduktojnë në 50 % numrin e pikave të basteve.

 

Me këto propozime, shoqatat i kërkojnë qeverisë që të pezullojë projektligjin. Por në rast se nuk do ta gjejnë mirëkuptimin e ekzekutivit, operatorët thonë se beteja do të jetë ligjore në gjykatë. Sipas tyre, bëhet fjalë për biznese të ligjshme me licenca 10 vjeçare.

 

Të martën Komisioni i Ekonomisë do të nisë diskutimin për ndryshimet ligjore, të miratuara me urgjencë nga qeveria. Nuk dihet nëse do të ftohen të jenë prezent edhe grupet e interesit në komision, por paralelisht para kuvendit është njoftuar një protestë e punonjësve që rrezikojnë të mbeten të papunë, si pasojë e mbylljes së pikave të basteve dhe kazinove elektronike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *